Politika e Privatësisë

Miratuar me 18.12.2025.

RITECH SOLUTION SHPK, nje shoqeri e themeluar dhe ekzistuese ne perputhje me legjislacionin e Republikes se Shqiperise, regjistruar ne Regjistrin Tregtar, te mbajtur nga Qendra Kombetare e Biznesit, me numer NUIS L62325028D, me seli ne adresen: “Rruga Rexhep Pinari, Zona kadastrale 3292, Selite, Tirane, Shqiperi” (ne vijim, “RITECH”) eshte e angazhuar ne garantimin e konfidencialitetit dhe sigurise se te dhenave tuaja personale. Ne kuader te ketij angazhimi, kjo Politike Privatesie (ne vijim, “Politika”) ka per qellim te informoje mbi menyrat e mbledhjes, perdorimit dhe perhapjes se te dhenave nga RITECH, ne perputhje me nenin 13 te ligjit nr. 124/2024 “Per mbrojtjen e te dhenave personale”.

Kjo Politike pershkruan dhe rregullon informimin mbi menyrat e mbledhjes, perdorimit dhe perhapjes nga RITECH te te dhenave, ne rastet e perdorimit nga ana juaj te faqes sone zyrtare te internetit https://ritech.co/politikat-e-privatesise dhe sherbimeve (ne vijim, “Sherbimet”) qe ne ofrojme dhe/ose ruajme ne serverat tane.

Perpara se te perdorni ose te jepni ndonje informacion, qofte nepermjet faqes sone te internetit dhe/ose ne lidhje me Sherbimet, lutemi te konsultoni kee Politike Privatesie me kujdes. Nepermjet perdorimit te faqes sone te internetit dhe/ose Sherbimeve, ju pranoni qe te dhenat tuaja do te mblidhen, perdoren dhe perhapen ne perputhje me Politike Privatesie. Ne rast se nuk bini dakord me kushtet e kesaj Politike Privatesie, jeni te lutur te mos perdorni Sherbimet tona.

I. PARIMET TONA

RITECH  ka hartuar kete Politike me qellim zbatimin e parimeve te meposhtme:

  • Parimin e perpunimit te ligjshem, te drejte dhe transparent te te dhenave, qe nenkupton se perpunimi kryhet ne menyre te ligjshme, te drejte e transparente kundrejt subjektit te te dhenave, duke respektuar dhe garantuar te drejtat dhe lirite themelore te njeriut dhe, ne veçanti, te drejten e ruajtjes se jetes private (Parimi i ligjshmerise, drejtesise dhe transparences).
  • Perpunimin ne perputhje me qellimin, qe nenkupton se te dhenat personale mblidhen per nje qellim specifik e te ligjshem, te percaktuar qarte ne momentin e mbledhjes, si dhe nuk perpunohen me tej per nje qellim tjeter, qe nuk eshte ne perputhje me qellimin fillestar (Parimi i perpunimit ne perputhje me qellimin).
  • Perpunimin ne menyre te tille qe te garantohet se te dhenat personale jane te pershtatshme e te nevojshme per qellimin e perpunimit dhe te kufizuara ne masen qe eshte e nevojshme per realizimin e qellimit (Parimi i minimizimit te te dhenave).
  • Perpunimin duke garantuar qe te dhenat jane te sakta dhe te perditesuara kur kjo eshte e nevojshme, si dhe, ne perputhje me qellimin e perpunimit, ndermerren te gjithe hapat e nevojshem per fshirjen e korrigjimin e menjehershem te te dhenave te pasakta ose te paplota (Parimi i saktesise se te dhenave).
  • Mbajtjen  e te dhenave personale ne nje forme qe lejon identifikimin e subjekteve te te dhenave per nje periudhe jo me te gjate sesa eshte e nevojshme per qellimin per te cilin ato perpunohen (Parimi i kufizimit te ruajtjes ne kohe). Afati i ruajtjes se te dhenave tuaja përcaktohet, rast-pas-rasti, ne perputhje me legjislacionin shqiptar ne fuqi, perfshire, por pa u kufizuar, legjislacionin e punes, tatimor, per pasqyrat finanicare, per parandalimin dhe pastrimin e parave (per aq sa eshte i zbatueshem, si dhe  legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale (sipas afateve që mund të përcaktohen rast-pas-rasti, në përputhje me pëlqimin e subjekteve të të dhënave).
  • Perpunimin duke garantuar sigurine e nevojshme te te dhenave personale, duke perfshire mbrojtjen nga perpunimi i paautorizuar ose i paligjshem dhe humbja, shkaterrimi ose demtimi aksidental, nepermjet perdorimit te masave te duhura teknike dhe organizative (Parimi i integritetit dhe konfidencialitetit).
  • Perpunimin ne perputhje me parimin e pergjegjshmerise, qe nenkupton se kontrolluesi eshte pergjegjes dhe duhet te jete ne gjendje te provoje perputhshmerine me parimet e parashikuara ne kete me siper (Parimi i pergjegjshmerise)

Gjithashtu, hartimi i kesaj Politike udhehiqet nga parimi i perpunimit ne menyre sa me etike te te dhenave, informimit te perdoruesve mbi te drejtat qe ata kane sipas legjislacionit shqiptar ne fuqi ne fushen e mbrojtjes se te dhenave personale.

II. TE DHENAT QE MBLEDHIM

Ne mbledhim te dhena ne menyra te ndryshme, perfshire ofrimin e tyre ne menyre te drejtperdrejte nga ana juaj, mbledhjen e te dhenave nga shfletuesi ne internet apo pajisja elektronike apo nga pale te treta. Te dhenat personale qe ne mbledhim jane si me poshte:

  • Emer dhe mbiemer;
  • Email;
  • Vendndodhje gjeografike;
  • Adresen IP.
  • Numer Telefoni

II.1 Te dhena te ofruara drejtperdrejt nga ju

Ne mbledhim te dhenat e ofruara ne menyre te drejtperdrejte nga ana juaj. Mund te mbledhim te dhena nga ju ne forma te ndryshme, si per shembull kur ju: (a) na kontaktoni, (b) regjistroheni ne sherbimet e ofruara ne faqen tone zyrtare, (c) paraqisni interes per te bashkepunuar me ne.

Keto te dhena mund te perfshijne, por pa u kufizuar: emrin dhe mbiemrin tuaj, adresen elektronike, vendndodhjen gjeografike, adresen IP dhe number telefoni.

II.2 Te dhena te mbledhura ne menyre automatike

Pajisje/ informacion perdoruesi

Ne mund te mbledhim ne menyre automatike disa te dhena rreth pajisjes kompjuterike apo asaj elektronike (perfshire pajisjen e levizshme apo tabletin) te perdorur nga ana juaj per aksesin e faqes sone zyrtare ne internet apo te Sherbimeve. Siç pershkruhet me poshte, ne mund te mbledhim dhe te analizojme: (a) te dhena rreth pajisjes si per shembull: adresen IP, vendndodhjen (sipas shtetit ose qytetit), te dhena unike identifikuese te pajisjes, IMEI dhe TCP, llojin e shfletuesit elektronik, gjuhen e shfletuesit, sistemin operues, te dhena mbi rrjetin e transmetimit te pajisjes eletronike,  dhe (b) te dhena lidhur me menyrat sesi nderveproni me faqen ose Sherbimet, si per shembull ato qe kane te bejne me faqet referuese ose dalese te internetit dhe URL, llojin e platformes, numrin e klikimeve, emrin e domain-it, faqet hyrese (landing), faqet dhe permbajtjet e vizituara dhe rendin e tyre, daten dhe kohen e konsultimit te tyre, te dhena statistikore lidhur me perdorimin e faqes ose Sherbimeve, sasine e kohes se shpenzuar me faqe te caktuara, daten dhe oren e perdorimit te Sherbimit, shpeshtesine e perdorimit te Sherbimeve, hyrje (logime) te gabuara, si dhe te dhena te tjera te ngjashme. Siç pershkruhet me poshte, ne mund te perdorim ofrues dhe teknologji analitike te ofruara nga pale te treta, perfshire cookies dhe instrumente te ngjashme, qe ndihmojne ne mbledhjen e ketij informacioni.

Cookies dhe teknologji te tjera gjurmimi

Ne, gjithashtu, mbledhim te dhena rreth perdorimit, nga ana juaj, te faqes sone dhe/ose Sherbimeve tona nepermjet perdorimit te logimeve te serverit ne internet dhe teknologjive te gjurmimit elektronik, si per shermbull cookies dhe/ose pixel-ave gjurmues. Nje hyrje (log) ne serverin e faqes eshte nje arkive ku ruhet veprimtaria ne faqen e internetit. Nje cookie eshte nje dosje e vogel e vendosur ne kompjuterin tuaj qe na lejon: (a) te njohim kompjuterin tuaj; (b) te ruajme preferencat dhe rregullimet tuaja; (c) te kuptojme faqet e internetit te Sherbimeve qe ju keni vizituar dhe faqet referuese qe ju kane drejtuar drejt faqes sone apo Sherbimeve; (d) te permiresojme eksperiencen tuaj si perdorues duke dhene permbajtje specifike sipas interesave te shprehur nga ana juaj; (e) te kryejme kerkime dhe analiza; dhe (f) te ndihmojme me funksione te administrimit te sigurise. Pixel-at gjurmues jane etiketa te vogla elektronike me nje identifikues unik te vendosur ne faqet e internetit, reklamat elektronike dhe/ose ne posten elektronike, te cilat jane te projektuara te ofrojne te dhena rreth perdorimit, si, per shembull, pershtypje per reklamat ose klikimet, matjen e popullaritetit te faqes ose Sherbimeve si dhe te reklamave shoqeruese, si dhe aksesimin e cookies te perdoruesit. Ne rast se ju merrni mesazhe te postes elektronike nga ana jone (si per shembull njoftime nga buletini informativ, te reja rreth reportazheve investiguese tona ose komunikime te tjera te vazhdueshme), ne mund te perdorim disa instrumente analitike per te marre te dhena, si per shembull nese ju keni hapur mesazhin tone ne posten tuaj elektronike, nese keni klikuar tek lidhjet ose tabelat qe permban mesazhi yne ne posten elektronike, ose nese keni ndervepruar ne ndonje menyre tjeter me ate çfare ju kemi derguar. Keto te dhena na lejojne te vleresojme efektivitetin e fushatave tona komunikuese dhe te marketingut. Ne rast se adoptojme teknologji te reja, ne mund te mbledhim te dhena te tjera nepermjet menyrave te tjera.

Mbani parasysh qe mund te ndryshoni cilesimet/perzgjedhjet tuaja me qellim qe te informoheni kur nje cookie eshte vendosur ose eshte perditesuar, ose t’i bllokoni cookies ne teresi. Lutemi te konsultoni seksionin e “Ndihmes” ne shfletuesin tuaj per me shume informacion. Mbani, gjithashtu, parasysh se, duke bllokuar çdo cookie tjeter, ju mund te mos keni akses ne disa elemente te faqes ose Sherbimeve.

II.3 Te dhena nga pale te treta

Ne perputhje me ligjin, ne mund te mbledhin te dhena nga pale te treta, perfshire regjistra publike, platforma rrjetesh sociale, si dhe shoqeri marketingu dhe anketimi tregu. Ne varesi te burimit, te dhenat e mbledhura mund te perfshijne emrin dhe mbiemrin, te dhenat e kontaktit, informacion demografik, etj.

III. Si i perdorim te dhenat tuaja

Ne mund t’i perdorim te dhenat e mbledhura nga dhe lidhur me ju, per qellimet e meposhtme:

  • Per te permbushur qellimin per te cilin ato jane mbledhur/perpunuar;
  • Per permiresimin e formatit te faqes;
  • Per njoftimin e perdoruesve lidhur me te reja rreth veprimtarise sone;
  • Per qellime analitike.

Ne mund te kombinojme te dhena te mledhura ne menyre te drejtperdrejte nga ju dhe per ju (perfshire te dhena te mbledhura ne menyre automatike) me te dhena te marra nga pale te treta, dhe t’i perdorim ato ne perputhje me legjislacionin ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave dhe kete Politike Privatesie.

Ne i perpunojme te dhenat e mbledhura vetem ne perputhje me parimet e listuara ne piken I me siper dhe kriteret ligjore te percaktuara ne nenin 7 te ligjit nr. 124/2024 “Per mbrojtjen e te dhenave personale”. Ne kete menyre, te dhenat personale perpunohen vetem ne perputhje me sa vijon:

  • Me pelqimin e subjektit te te dhenave per nje ose me shume qellime specifike, pelqim i cili mund te terhiqet ne çdo kohe;
  • Nese perpunimi eshte i nevojshem per permbushjen e nje kontrate, ku RITECH eshte pale me subjektin e te dhenave te cilit po i perpunohen te dhenat, ose per marrjen e hapave qe i paraprijne lidhjes se kontrates ne fjale, sipas kerkeses se subjektit te te dhenave;
  • Perpunimi eshte i nevojshem per permbushjen e nje detyrimi ligjor te RITECH;
  • Perpunimi eshte i nevojshem per te mbrojtur interesat jetike te subjektit te te dhenave ose te nje personi tjeter;
  • Perpunimi eshte i domosdoshem per permbushjen nga RITECH te nje detyre ligjore me interes publik ose kur atij i eshte dhene e drejta per te ushtruar funksione, detyra ose kompetenca publike ne baze te legjislacionit ne fuqi;
  • Perpunimi eshte i domosdoshem per permbushjen e interesave te ligjshem te RITECH ose te nje pale te trete, me perjashtim te rastit kur interesat, ose te drejtat dhe lirite themelore te subjektit te te dhenave, qe kerkojne mbrojtje te te dhenave personale, veçanerisht kur subjekti i te dhenave eshte i mitur, kane perparesi mbi keto interesa.

IV. Rastet e perhapjes se te dhenave tuaja

Ne mund t’i perhapim dhe/ose ndajme te dhenat tuaja me pale te treta ne perputhje me kriteret e listuara me siper dhe, me konkretisht, ne rastet e meposhtme:

  • tek pale te treta te cilat ofrojne sherbime per RITECH, perfshire, por pa u kufizuar ne, sherbime marketingu, ndihme klienti, ruajtje te dhenash, analizim dhe perpunim te dhenash, ofrim sherbimesh ligjore, si dhe sherbim konsulence lidhur me perputhshmerine dhe zbatueshmerine e legjislacionit per mbrojtjen e te dhenave personale, siç mund te jete Nepunesi i Mbrojtjes se te Dhenave Personale (Data Protection Officer);
  • ne mund te perhapim te dhenat tuaja per permbushjen e detyrimeve ligjore nese diçka e tille kerkohet nga dispozitat ligjore;
  • ne rastet e transferimit te veprimtarise. Ne mund te perfshihemi ne transaksione, si, per shembull, transferimi ose shitja e aseteve. Ne kuader te ketyre transaksioneve, si, per shembull, ne rastet e kryerjes se nje raporti analizues (due diligence), te dhenat tuaja mund t’i nenshtrohen perhapjes. Ne rast se ndonje prej aseteve tona shitet ose transferohet tek pale te treta, te dhenat e perdoruesve (perfshire tuajat) mund te jene objekt i ketij transferimi;
  • te dhenat tuaja mund te perhapen/transferohen tek organizatat e themeluara nga RITECH ose tek organizatat e lidhura me te;
  • te dhenat tuaja mund te transferohen tek pale te treta me pelqimin tuaj.

V. Te drejtat e subjekteve te te dhenave

Ju keni disa te drejta lidhur me mbledhjen dhe perdorimin e te dhenave tuaja nga ana e RITECH, nepermjet aksesit te faqes se internetit dhe perdorimit te Sherbimeve, te listuara me poshte:

  • Te drejten per akses ne te dhenat tuaja personale;
  • Te  drejten per te kerkuar nga RITECH, korrigjimin ose fshirjen e te dhenave tuaja personale;
  • Te drejten per t’u harruar;
  • Te drejten per te kerkuar kufizimin e perpunimit;
  • Te drejten per te kundershtuar perpunimin e metejshem te te dhenave tuaja personale;
  • Te drejten per te mos iu nenshtruar vendimeve automatike;
  • Te drejten per te paraqituar ankesa lidhur me çeshtje qe lidhen me perpunimin dhe/ose sigurine e te dhenave tuaja personale;
  • Te drejten per kompensimin e demit per cenimin e te dhenave tuaja personale, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi ne Republiken e Shqiperise.

Kerkesa perkatese e subjektit te te dhenave, lidhur me parashikimet e paragrafit te mesiperm, duhet te permbaje te dhena te mjaftueshme per te vertetuar identitetin e kerkuesit. RITECH, brenda 30 (tridhjete) diteve, nga data e marrjes se kerkeses, informon subjektin e te dhenave lidhur me sa kerkon ky i fundit, ose i shpjegon atij arsyet e mosdhenies se informacionit. Pergjigjja e RITECH, ne çdo rast, dergohet ne adresen e treguar nga vete kerkuesi.

Kerkesen per informacion mund ta beje:

  1. Vete subjekti i te dhenave; dhe/ose
  2. Perfaqesuesi i pajisur me autorizimin perkates

VI. Transferimi nderkombetar i te dhenave

Siç pershkruhet me lart ne seksionin IV, lidhur me rastet e perhapjes se te dhenave tuaja personale, ne mund t’i perhapim te dhenat tuaja me ofrues te besuar sherbimesh ose partnere ne veprimtarine tone, si dhe/ose organizata te rrjetit te cilit i perket RITECH, ne vende te ndryshme nga vendi juaj i rezidences ne perputhje me legjislacionin e zbatueshem. Kjo nenkupton qe disa prej te dhenave tuaja mund te perpunohen ne vende qe nuk ofrojne te njejtin nivel mbrojtjeje si legjislacioni i zbatueshem per mbrojtjen e te dhenave personale ne vendin tone. Nepermjet ofrimit te te dhenave tuaja personale, ju pranoni keto transferime, ruajtje dhe perdorime.

Ne rast transferimi nderkombetar te te dhenave personale, çdo person qe perpunon te dhena personale ne emer dhe/ose per llogari te RITECH vepron ne perputhje me dispozitat e neneve 39 - 42 te Ligjit nr. 124/2024 “Per mbrojtjen e te dhenave personale”, si dhe aktet nenligjore te miratuara ne zbatim te ketij ligji per rregullimin e ketij perpunimi specifik.

E drejta e aksesit e subjekteve te te dhenave te cileve iu transferohen te dhenat sipas paragrafit te pare te ketij seksioni, si dhe çdo e drejte tjeter e tyre ne cilesine e subjektit te te dhenave, siç parashikohet ne seksionin V me siper, ne harmoni me dispozitat e ligjit nr. 124/2024 “Per mbrojtjen e te dhenave personale”, eshte e garantuar. Nepunesi pe Mbrojtjen e te Dhenave (Data Protection Officer (DPO)) i RITECH koordinon adresimin e ketyre te drejtave ne nje kohe te shpejte, brenda afateve te parashikuara ne paragrafin e fundit te seksionit V me siper, duke mundesuar nje komunikimin te shpejte dhe te qarte me subjektet tek te cilet jane transferuar te dhenat  nga RITECH.

VII. Masat per sigurine e te dhenave

RITECH  ka marre masa organizative dhe teknike te pershtatshme per te mbrojtur te dhenat personale nga shkaterrime te paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, per te mbrojtur aksesin ose perhapjen nga persona te paautorizuar. Keto masa ndryshojne ne varesi te sensitivitetit te te dhenave te mbledhura apo te ruajtura.  

Ne lidhje me sa parashikohet ne paragrafin e mesiperm, masat per garantimin e sigurise se te dhenave personale te perpunuara nga RITECH  perfshijne, por pa u kufizuar, si vijon:

  • Perpunimi i te dhenave behet ne perputhje me funksionet e seciles njesi organizative dhe/ose strukture varesie te RITECH;
  • Ndalohet hyrja e personave te paautorizuar ne mjediset e RITECH;
  • Aksesi ne te dhenat personale dhe programet perkatese (software) behet vetem nga personat e autorizuar, si dhe ndalohet hyrja ne mjetet e arkivimit (hardware dhe/ose mjete te ruajtes fizike te te dhenave) dhe perdorimi i tyre nga persona te paautorizuar;
  • Çdo mjet/pajisje i/e perpunimit te te dhenave personale sigurohet me masa parandaluese ndaj venies se paautorizuar ne pune te tij/saj.
  • Çdo modifikim, korrigjim, fshirje, transmetim, perditesim, shkaterrim, etj., i te dhenave personale regjistrohet dhe dokumentohet rregullisht;
  • Çdo person qe perpunon te dhena personale ne emer dhe/ose per llogari te RITECH detyrohet qe, sa here te largohet nga vendi perkates i punes, te mbylle kompjuterat, dollapet, sirtaret, kasafortat dhe zyren ne menyre qe te parandalohet cenimi i te dhenave personale te subjekteve te te dhenave. Personat ne fjale nenshkruajne deklaraten perkatese te konfidencialitetit;
  • Personat sipas nenparagrafit me siper nuk duhet te largohen nga mjediset e punes kur ka te dhena personale te pambrojtura ne tavolinen perkatese te punes, si dhe/ose kur ndodhen ne prani te personave te cilet nuk jane te autorizur te kene akses ne te dhenat personale te perpunuara nga RITECH;
  • Personat sipas dy nenparagrafeve me siper nuk duhet te mbajne ne monitoret e kompjutereve perkates te dhena personale, kur eshte i pranishem nje person i paautorizuar dhe, sidomos, ne vende publike;
  • Te dhenat mbrohen duke verifikuar identitetin e perdoruesit dhe duke i lejuar akses vetem personave te autorizuar;
  • Udhezimet per perdorimin e kompjuterit, duhet te ruhen ne menyre te tille qe ato te mos jene te aksesueshme nga persona te paautorizuar;
  • Perdorimi i kompjutereve duhet te kryhet vazhdimisht duke perdorur fjalekalime personale ne fillim dhe ne mbarim te aksesit ne te dhena, si dhe fjalekalimet perditesohen kohe-pas-kohe. Fjalekalimi nuk i behet i ditur asnje personi brenda apo jashte RITECH. Çdo person eshte pergjegjes per ruajtjen dhe mosshperndarjen e fjalekalimit te tij. Per qellime te krijimit te fjalekalimit duhet te perdoren fjale apo fraza qe mund te mbahet mend lehtesisht, por, nga ana tjeter, jo lehtesisht te identifikueshme (siç jane, per shembull, emri, mbiemri, adresa, etj.); per kete qellim, rekomandohet fuqimisht qe te perdoret nje fjalekalim solid, i cili te kete ne permbajtjen e tij shkronja te medha dhe te vogla, numra dhe shenja pikesimi, njekohesisht;
  • Cdo person, qe vepron nen autoritetin e RITECH dhe ka akses ne te dhenat personale, nuk i perdor ato ne kundershtim me udhezimet e RITECH. Te dhenat e dokumentuara nuk perdoren per qellime te tjera, te cilat nuk jane ne perputhje me qellimin e perpunimit te tyre.

Ambientet ne te cilat perpunohen te dhenat personale mbrohen me masa organizative, fizike dhe teknike ne menyre qe te parandalohet aksesi i personave te paautorizuar ne mjediset, mjetet dhe/ose pajisjet me te cilat do te perpunohen te dhenat personale. Zbatimi i masave te sigurimit fizik behet ne perputhje me nivelin  e sigurise se te dhenave dhe informacionit te administruar, si dhe treguesit e nivelit te rrezikut qe mund te vije nga ekspozimi i paautorizuar i informacionit te ruajtur. Per qellime te sigurise fizike te te dhenave merren, veçanerisht, masat si vijon:

  • Ndalohet hyrja e personave te paautorizuar. Personat qe futen ne keto ambiente duhet te pajisen (sipas rastit) me autorizimin perkates;
  • Ambientet e hyrjes, survejohen me kamera gjate 24 oreve;
  • Veç masave dhe sistemeve te tjera te mbrojtjes, vendosen pajisje dhe sisteme te sigurimit elektronik (alarme, sisteme sinjalizimi, telekamera, etj.);        
  • Ambientet pajisen me dollape, te sigurte per mbrojtjen e dosjeve nga demtimi, me kasaforta dhe brava automatike dhe/ose me çelesa dhe/ose dryne mekanike.

Si pjese e masave per te garantuar perputhshmeri me dispozitat e ligjit nr. 124/2024 “Per mbrojtjen e te dhenave personale”, RITECH ka caktuar nje person ne cilesine e Nepunesit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale, i cili permbush kriteret e percaktuara ne nenin 33 te ketij ligji.

Per çdo gabim apo defekt ne sistemet/bazat e te dhenave te RITECH njoftohet menjehere Nepunesi per Mbrojtjen e te Dhenave, i cili se bashku me specialistet e Teknologjise se Informacionit (IT), adreson gabimin/defektin perkates.

Ne rast incidentesh te cilat shkaktojne cenim te te dhenave personale, RITECH njofton Komisionerin per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale brenda 72 oreve nga momenti i marrjes dijeni per cenimin ne fjale.

VIII. Te dhenat e femijeve

Faqja e internetit dhe Sherbimet i kundrejtohen perdoruesve te moshes madhore. Ne rast se RITECH vjen ne dijeni se ka mbledhur te dhena personale nga femije nen moshen 16 vjeç, do te merren te gjitha masat per fshirjen e ketyre te dhenave sa me shpejt te jete e mundur.

IX. Ndryshimet e kesaj Politike Privatesie

Kjo Politike Privatesie eshte nen monitorim te vazhdueshem ne raport me rritjen dhe zgjerimin e veprimtarise se Shoqerise dhe, rrjedhimisht, do te jete ne ndryshim te vazhdueshem. Çdo ndryshim i kesaj Politike do te publikohet ne faqen zyrtare te internetit dhe/ose do te bashkelidhet ne marreveshjet perkatese me objekt ofrimin e Sherbimeve nga RITECH.

X. Pyetje lidhur me Politiken e Privatesise

Nese keni pyetje lidhur me kete Politike Privatesie, ose praktikat tona per ruajtjen e privatesise, mund te na kontaktoni ne adresen: dpo@ritech.co.